Të paktën 500 kilogram kanabis janë sekuestruar nga policia në Gjirin e Bristanit në Karaburun.
Dyshohet se lënda narkotike do ngarkohej në gomonen 12 metra të gjatë që u gjet dje e braktisur në plazhin e Darzezës në Fier.
Skafistët braktisën gomonen me dy motorrë nga 300 kuaj fuqi secili sapo panë policinë dhe u fshehën në pyll.
Mendohet se gomonia do të përdorej për transportimin e lëndës narkotike jashtë vendit, ndërkohë që policia vijon hetimet në terren.