Policia ka sekuestruar në Peqin makinën e blinduar të ish-drejtorit të Policisë së Elbasanit, Edmond Koseni. Vetë Koseni është shoqëruar nga policia dhe më pas është lënë i lirë.

Edmond Koseni njihet si komisari i Peqinit të vitit 1997, i vetmi vend ku nuk u shpërthyen depot e armëve. Ai arrestoi Nehat Kullën e Tan Kateshin, emra të famshëm të botës së krimit. Koseni u bë drejtori i parë në rang qarku në Policinë e Shtetit, duke administruar dhe drejtuar punën hetimore të 5 komisariateve.

Më pas ai u pezullua nga detyra  për më shumë se dhjetë vjet, i akuzuar për ushtrim të “torturës me pasoja të rënda”, ndërsa është akuzuar se rrihte personat që ndaloheshin në momentin e shoqërimit në komisariat.