Një dyqan bulmeti në lagjen 6 ka rënë pre e hajdutëve gjatë natës së shkuar në Durrës.

Persona ende të paidentifikuar nga policia, pasi kanë sharruar qepenin e dyqanit, kanë thyer edhe bravën e derës kanë vjedhur paratë e xhiros që gjendeshin në arkë.

Vjedhja u konstatua në mëngjes nga të zotët e dyqanit që lajmëruan menjëherë komisariatin e policisë së Durrësit.

Hajdutët nuk kanë marrë produkte bulmeti përveç parave që gjendeshin në arkë. Dyqani gjendet pak metra larg nga Mauzoleumi i Dëshmorëve, rrugës që vijon te godina e policisë.

Sipas uniformave blu që kanë nisur hetimin autorët dyshohet se janë përdorues droge të zonës, sepse nga dyqani kanë kërkuar dhe marrë vetëm lekë.