Një 52-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në New Jersey, pas goditjes nga një kamion.

Mediat amerikane raportojnë se shqiptari Nuri Kaloshi, ishte duke drejtuar motorin e tij Kawasaki ZX-14, kur u godit fatalisht nga një kamion plehrash.

Jonathan D. Lacher po drejtonte kamionin që u përplas me motorin e Kaloshit në rrugë.

Akoma nuk është dhënë një dënim për drejtuesin e kamionit, pasi nuk është përcaktuar se kush kishte dritën jeshile dhe kush e kishte të kuqen në kryqëzim kur ndodhi përplasja.

Kaloshi ishte i apasionuar pas motorave të shpejtë dhe në postimet e tij në rrjetet sociale bie në sy kjo gjë.

Djali i viktimës, Kevin, ka bërë një postim prekës në Facebook, ku mësohet se viktima vetëm dy javë më parë kishte ardhur në Shqipëri për të përcjellë në banesën e fundit nënën e tij.

“Për këdo që e lexon këtë, më thyhet zemra të njoftoj se më 17 shkurt 2020, babai im Nuri Kaloshi u përfshi në një aksident shumë shkatërrues të motorëve rreth orës 3 të mëngjesit në Rt. 17.

Ai për fat të keq humbi jetën. Babai im gjithmonë do të mbahet mend dhe gjithmonë do të dashurohet.

Unë të dua shumë Babi dhe e di që po na shikon të gjithëve ne si engjëll që je. Pushofsh në paqe Babi dhe pushoni me Nanën”, ka shkruar ai.