75-vjeçari Destan Neziri dhe 64-vjeçarja Asije Neziri, mbetën të plagosur rëndë me thikë rreth orës 14:45 të ditës së sotme, pas një zënke me të birin.

25-vjeçari Hajri Neziri ka qëlluar 10 herë prindërit e moshuar, ndërsa vijon të jetë në kërkim nga policia.

Ngjarja ndodhi në banesën e familjes Neziri në lagjen nr.17 në zonën e Kënetës, ku dhe kanë mbërritur forcat e policisë për të hetuar dhe zbardhur plotësisht ngjarjen.

Nga fotot që “DurrësLajm” paraqet, duken edhe shenjat e gjakut të të plagosurve në rrugicën pranë banesës.