Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, në aksin Elbasan-Peqin, ku për pasojë dy persona ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Dy automjetet janë përplasur në afërsi të fshatit Paperr.

Forcat e zjarrfikëses janë gjendur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurve nga mjetet e tyre.

Të plagosurit, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë me dije janë dërguar në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe nga hetimet e kryera thuhet se si pasojë e kushteve klimaterike, automjeti ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së lartë.