Një sherr mes dy personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre, duk pësuar dëmtime në fytyrë.

Episodi i dhunës ka ndodhur mes një 29-vjeçari me iniciale M.L., i cili aktualisht është shpallur në kërkim, dhe 42-vjeçarit me iniciale F.N.

Policia njofton se të dielën më 30 gusht, shtetasi M. L. ka goditur 42-vjeçarin F. N., duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës bënë shpalljen në kërkim të të riut për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.