Gjashtë persona janë në gjendje të rëndë në spitalin e Dibrës si pasojë e një konflikti mes dy grupeve.

Paraprakisht raportohet se anëtarë të grupeve janë konfliktuar në bulevardin kryesor të Dibrës për motive të dobëta ndërsa më pas sherri ka degjeneruar deri në plagosjen e disa prej tyre.

Personat e plagosur janë konfliktuar edhe në ambientet e spitalit ku kanë shkuar për të marrë ndihmën e parë. Deri tani nuk ka të dhëna zyrtare nga policia për personat e përfshirë apo dhe identitetin e tyre.