Sherr me armë e sende të forta, arrestohen tre persona në flagrancë

18/02/2020 - 16:08

Policia e Shtetit ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konfikti mes disa personave në Vorë.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se janë arrestuar në flagrancë 3 persona, njëri ka qëlluar me armë zjarri, ndërsa dy të tjerë kanë përdorur sende të forta gjatë konfliktit.

Sekuestrohet në cilësinë e proves materiale 1 armë luftarake pistoletë, fishekë luftarak, si dhe një shufër metalike .

NJOFTMI I PLOTË

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë, pas njoftimit të marrë për një konflikt të çastit në rrugën “Rinia”, ku disa persona ishin konfliktuar me njëri - tjetrin dhe njëri prej tyre kishte qëlluar me armë zjarri, kanë bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e shtetasit në tentativë për t’u larguar, duke mos iu bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar, konkretisht:

L. B., 28 vjeç, banues në Vorë, i cili u arrestua për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Arrestimi i tij u krye, pasi ky shtetas, në bashkëpunim edhe me shtetasit A. E. dhe G. SH, në rrugën” Rinia”, në Vorë, kanë goditur me sende të forta shtetasit B. T., E. T. dhe R. T.

Në përfundim të veprimi u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasve:

A.E., 29 vjeç, banues në Vorë, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta“ dhe “Plagosja e lehte me dashje”;

G. SH., 32 vjeç, banues në Vorë, i cili u arrestua për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta“ dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 40-vjeçare në qytetin e Kuçovës i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në dhomën e saj të gjumit.

Një pronari në Tiranë i është bllokuar lokali për 6 muaj, pasi theu urdhrin për herë të dytë.

Një çift të moshuarish kanë rezultuar pozitiv në lagjen 15 tetori në Fier.

Një 48-vjeçare është gjetur e mbytur në lumë mbrëmjen e sotme. Kufoma e gruas është gjetur në lumë, në afërsi të Urës së Kuçit.

Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të qytetit të Lezhës.

Një tjetër shkelje e masave administrative kufizuese ndaj ‘armikut’ Covid-19 është shënuar në qytetin e Shkodrës.

Një 68-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Uznova", zhvilluar nga Komisariati i Policisë Berat, në bashkëpunim me DVP-në, për goditjen e ar

Finalizohet operacioni antidrogë "Porcion", për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në qytetin e Vlorës.

Policia e Gramshit ka vënë në pranga një 52-vjeçar të akuzuar për shpërndarje të drogërave të forta.