Policia e Elbasanit ka ndërhyrë në kohë gjatë natës së kaluar në një konflikt ku janë përdorur dhe armët e zjarrit. Sherri ka ndodhur mes menaxherit të një lokali dhe klientit në një lokal me muzikë pranë universitetit.

U arrestua një 41-vjeçar me iniciale B.S. në një lokal në lagjen “Viserian Xhuvani”. Policia njofton se menaxheri i lokalit ishte përfshirë në konflikt me një klient.

Gjatë sherrit, 41-vjeçari kishte qëlluar me armë në ajër dhe tentoi të largohej dhe hodhi pistoletën në tokë në momentin që policia shkoi në vendngjarje.

Uniformat blu ndërhynë menjëherë duke arrestuar 41-vjeçarin, i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe prishje të rendit e qetësisë publike.

Në vendngjarje u gjet dhe u sekuestrua një gëzhojë dhe pistoleta.