Sherr me sende të forta, dy të rinj përfundojnë në spital

04/07/2020 - 16:00

Dy të rinj janë përleshur me njëri-tjetrin me mjete të mprehta dhe të forta pas një konflikti të çastit, e për pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej tyre.

22-vjeçari, shtetasi L.I., është dërguar menjëherë drejt spitalit Rajonal të Gjirokastrës si dhe është bërë e mundur arrestimi i shtetasit E.K. i cili gjithashtu është i dëmtuar dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.

"Rreth orës 13:00, njoftohemi se në Spitalit Rajonal Gjirokastër ka shkuar  një shtetas i plagosur me mjete të mprehta.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe pas veprimeve të para hetimore rezultoi se në fshatin Hormovë, Tepelenë, shtetasit L. I., dhe E. K., 22 vjeç, banues në fshatin Hormovë, pas një konflikti të çastit janë goditur me njeri-tjetrin me mjete të mprehta dhe të forta.

Për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi L. I., i cili ndodhet në spitalin Rajonal Gjirokastër.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të policisë eshtë bërë e mundur kapja e shtetasit E. K., (i cili është gjithashtu i dëmtuar) dhe po shoqërohet për në spital për të marë ndihmën mjekësore dhe për të vijuar me veprimet proceduriale", informoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 40-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi është kapur duke transportuar 34 shtetas sirianë, për të kaluar ku

Arrestohet në Tiranë Anterio Kaloshi, shoku i autorit të masakrës së Lushnjes, Orgest Bilbili.

Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë. Mësohet se viktima ishte roje në një pallat në ndërtim.

Një i ri nga Tirana ka përfunduar në pranga pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Policia e Vlorës ka ndaluar një 39-vjeçar të shpallur në kërkim dy ditë më parë pasi kanosi dy zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Bregdeti

Autoritetet policore italiane kanë arrestuar një shqiptar i shpallur në kërkim nga drejtësia që prej vitit 2003.

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Ishte dënuar për vjedhje dhe gjykata i kishte dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie”, por adoleshenti nga Durrësi, nuk ka hequr dorë nga

Aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Manzë, ku ka ndërruar jetë një 58-vjeçare që po kalonte rrugën në këmb