Një sherr me sende të forta në Tiranë ka përfunduar me plagosjen e dy vëllezërve binjakë.

Policia njofton se mëngjesin e sotëm dy 32-vjeçarët janë konfliktuar për motive të dobëta me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 02.06.2020, rreth ores 08:30, në Sauk të Vjetër, për motive të dobëta janë konfliktuar me sende te forta, dy vellezërit I.S dhe E.S., binjakë 32 vjeç, me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, ku si pasoje e konfliktit jane demtuar me sende te forta dy vellezrit, të cilët ndodhen në spital për të marrë ndihmë mjeksore. Me ardhjen e sherbimeve të Policisë, personat janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.