Si pasojë e një konflikti me thika, dy të rinj kanë mbetur të plagosur në Tiranë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme (e diel) rreth orës 15:00, në zonën e Unazës së Re.

"Si pasojë e një konflikti të ndodhur jashtë një lokali, kanë mbetur të plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi A. M., rreth 27 vjeç dhe e fejuara e tij, shtetasia K. K., rreth 23 vjeçe," bën me dije policia.

Shtetasit e dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij.