Dy adoleshentë janë konfliktuar me njëri-tjetrin në Pogradec, e për pasojë njëri ka përfunduar i plagosur në spital ndërsa tjetri në prangat e policisë.

“Më datë 16.09.2020, rreth orës 15:25, në lagjen nr. 1, gjatë një konflikti të çastit, shtetasi L. S., 16 vjeç, banues në Pogradec, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin R. T., 16 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të shpejtë të policisë u bë i mundur kapja, ndalimi dhe shoqërimi drejt Komisariatit i autorit të dyshuar të ngjarjes, me të cilin po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Në cilësinë e provës materiale iu gjet dhe sekuestrua një armë e ftohtë (thikë).”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.