Një sherr i momentit ka përfunduar me plagosjen e një të riu.

Mësohet se plagosja ka ndodhur në Vaun e Dejës, pasi një sherri mes Xhulio Rodestanit, i cili është plagosur në trup dhe një bashkëmoshatari të tij.

Rodestani është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.