Bie në prangat e Policisë së Durrësit një 19-vjeçar i cili ka tentuar të vrasë me thikë dy persona.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.11 të Durrësit, pas një konflikti për motive të dobëta mes tre të rinjve.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

B. K., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 11, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasit R. Z., 21 vjeç dhe L. H.,23 vjeç, banues në Durrës, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Tentativë për vrasje”.