Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një pikë bastesh në Tiranë, ku protagonist është bërë një i moshuar.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet I.H., 71 vjeç, akuzohet se ka plagosur me thikë shtetasin me inicialet Z.G., 53 vjeç.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në rrugën “Ndre Mjeda”, në Tiranë. Fill pas ngjarjes i plagosuri është transportuar në spital, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Deri më tani nuk dihen arsyet se pse dy burrat janë zënë në pikën e basteve. Materialet në ngarkim të 71-vjeçarit i janë përcjellë prokurorisë.