Sherr mes tre personave në Durrës, konflikti mes tyre precipiton deri në dhunë e përdorimin e sendeve të forta.

Bëhet fjalë për shtetasit R.S., N.K., dhe E.K., respektivisht nga 60, 60 dhe 30 vjeç, banues të tre në Durrës. Pas një sherri të shpërthyer mes tyre, për motive të dobëta, në lagjen nr. 8, ata kanë goditur me sende të forta njëri- tjetrin.

Ngjarja është regjistruar të mërkurën më datë 18 korrik, ndërsa policia njofton sot se ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në bazë të neneve 90 e 25 të Kodit Penal.