Një adoleshent ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Kukësit.

Burimet policore bëjnë me dije, se 16-vjeçari me iniciale E.M. u qëllua me thikë nga një tjetër moshatar pas një sherri mes tyre.

Adoleshenti u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë.

Të njëjtat burime thonë se autori i dyshuar i krimit është shoqëruar në komisariat. Për momentin nuk bëhet me dije identiteti i autorit të dyshuar.