Një sherr mes një çifti bashkëshortësh ka bërë që burri të rrëmbejë thikën në kuzhinë dhe të plagosë të shoqen.

Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh, në fshatin Plug të Lushnjes, ku Th. B., 63 vjeç, ka kanosur me fjalë e plagosur lehtë me thikë të shoqen M. B.

E dëmtuara u dërgua në spital, ku pas mjekimit të marrë u largua për në banesë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika. Ndërkohë, ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Lushnjes, teksa po procedohet në gjendje të lirë.