Një grua shqiptare 40 vjeçe është plagosur nga bashkëshorti i saj në Itali. Ngjarja ka ndodhur në Malnate në provincën e Vareses një ditë më parë. Sipas medieve italiane, burri 48-vjeçar po me origjinë shqiptare qëlloi gruan e tij me pistoletë dhe më pas e goditi me thikë.

Në momentin e ngjarjes, çifti ndodhej brenda në makinë dhe sipas hetimeve paraprake konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie.

Burri qëlloi me pistoletë gruan e tij, e cila pasi i shpëtoi atij, doli nga makina për të kërkuar ndihmë. Por 48-vjeçari nuk u mjaftua me kaq, pasi e ndoqi gruan e qëlloi me thikë, që për fat të mirë edhe ky sulm nuk e dëmtoi seriozisht 40-vjeçaren.

E plagosura u dërgua në spitalin Circolo dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve. Ndërsa burri i saj u arrestua nga forcat e policisë.