Një person dyshohet se është marrë peng në Kamëz gjatë një konflikti të çastit mes disa personave.

Ngjarja ka ndodhur këtë të premte rreth orës 11:44 në rrugën “London”.

Kamëz/Informacion Paraprak

Rreth orës 11:44, në rrugën “London”, Kamëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë jashtë dëshirës në automjet një nga personat e përfshirë në konflikt.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të automjetit i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Në vendngjarje shërbimet e Policisë kanë gjetur automjetin e personit që dyshohet se është marrë jashtë dëshirës së tij nga personat me të cilët u konfliktua.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.