Një 23-vjeçar u arrestua nga Policia e Tiranës për plagosjen me thikë të një 25-vjeçari në zonën e Kamzës, pas një konflikti që policia i konsideron për “motive të dobëta”.

Policia thotë se mori njoftim për një konflikt në “Bulevardin Blu”, ku disa persona ishin konfliktuar me njëri – tjetrin dhe për pasojë një prej tyre ishte plagosur me thikë, duke bërë të mundur arrestimin e I. P., 23 vjeç, banues në Kamzë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbatja pa leje e armëve të ftohta”.  

Arrestimi i tij u krye në bashkëpunim edhe me disa persona të tjerë, në Bulevardin Blu, Kamzë, poshtë rrethit të Bathores, ka plagosur me thikë, për motive të dobëta, R. K., 25 vjeç.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” E. K., pasi gjatë konfliktit ka plagosur lehtë me sende të forta I. P, i cili i kishte plagosur me thikë të afërmin e tij.