Një sherr mes dy grupesh të rinjsh ka ndodhur këtë pasdite në Kamëz, ku 5 djem janë konfliktuar me një tjetër i cili ishte i shoqëruar me dy vajza.

Në këtë video të bërë publike nga “Joq” shihen pamjet e rënda, e ndërsa nën britma rrëqethëse, një vajzë futet mes tyre dhe tenton t’i ndajë, ndërsa grupi i 5 djemve kishin në duar shkopinj druri.

“5 kundër 1! Një djalë me makine tip “BMW” bashke me dy vajza në makinë, ia prenë rrugën dhe goditet nga 5 çuna”, është shprehur një dëshmitar.