Një sherr mes dy kushërinjve ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Podogrie të Korçës, pasditen e kësaj të premteje, ku fillimisht dy kushërinjtë janë konfliktuar me fjalë, më pas njëri prej tyre ka qëlluar më pushkë.

Fatmirësisht ndërhyrja në kohë e policisë ka bërë që konflikti të përfundojë pa persona të plagosur, ndërsa shtetasi që ka përdorur armën, i identifikuar si Ervin Gura është arrestuar.

Persona të tjerë janë shoqëruar në komisariat për t’u pyetur për përplasjen.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të konfliktit dhe motiveve të tij.