Një sherr për motive të dobta në Durrës, ka agravuar dhe për pasojë një 19-vjeçar është plagosur me mjete therëse (thikë).

Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se autori i ngjarjes është arrestuar në flagrancë nga blutë e Durrësit, ndërsa i dëmtuari ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë

Specialistët për  Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

•Arjan  Ajazi 23 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi i mësipërm, në Arapaj, Durrës, për motive të dobta ka  plagosur me mjet prerës, thikë shtetasin I.R. 19 vjeç,  banues në Durrës.

Për pasojë i dëmtuari ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" parashikuar në nenet 88/1 dhe 279  të Kodit Penal.