Sherr mes grash, procedohet penalisht në gjendje të lirë shefja e Burimeve Njerëzore pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Ersekë.

Procedimi ndaj 30-vjeçares me iniciale D. T. filloi pas kallëzimit të bërë më datë 21.06.2017, nga një 55-vjeçare, banuese në Ersekë, me detyrë shefe Finance pranë kësaj Drejtorie. Kjo e fundit ka deklaruar se 30-vjeçarja në ambientet e Poliklinikës të qytetit të Ersekës, për motive të dobëta, e ka fyer dhe goditur në fytyrë këtë të fundit.

Ajo akuzohet për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.