Konfliktet që përfundojnë me përdorimin e grushteve mes personave të përfshirë në sherr nuk janë të pakta në qytetin e Durrësit.

Gati çdo ditë regjistrohen raste të tilla në lagjet e qytetit bregdetar, ku zakonisht dy apo më shumë persona përfshihen në debate që degjenerojnë deri në sherre banale.

Por rasti i regjistruar një ditë më parë në Xhafzotaj, Durrës ka parë të përfshira në sherr dt femra. Një e re e moshës 25-vjeçare dhe një grua në moshë.

Të dyja bashkëfshataret, konkretisht B.N. 25 vjeçe dhe L.M. 55 vjeçe, janë zënë mes tyre, por debati ka shkuar deri në përdorimin e grushteve nga gruaja e re.

Për pasojë, shtetasja L.M. ka mbetur e lënduar dhe ka denoncuar në polici bashkëfshataren e saj.

Mësohet se policia e Durrësit ka nisur procedimin penal për 25-vjeçaren B.N. për “Lëndime të tjera me dashje”.