Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të qytetit të Lezhës.

Mësohet se si pasojë, njëri prej tyre ka mbetur i dëmtuar dhe është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Lezhës.

I dëmtuari ka fraktura të shumta në trup dhe dyshohet të jenë përdorur mjete të forta në sherr.

Ndërkaq, policia ka shoqëruar një person në komisariat.