Një sherr mes dy të rinjsh në Durrës ka agravuar në përdorimin e dorezave të hekurit.

Mësohet se shtetasi I.SH., vjeç 32 ka goditur me dorezë hekuri për arsye që nuk bëhen me dije nga policia e qytetit, shtetasin S.M., vjeç 24.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në qendër Shkozet. Ndërkohë forcat blu po punojnë për kapjen e 32-vjeçarit.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, sipas nenti 89 të Kodit Penal.