Sherr për ndërtimin pa leje, arrestohet autori pasi bëri për spital denoncuesin

15/01/2020 - 12:14

Një sherr ka ndodhur në Shkodër për shkak të një ndërtimi pa leje i cili u denoncua nga P.Th., dhe më pas ka qenë A.B, i  cili e ka goditur fizikisht.

Në dhjetor të 2019-s, A.B, bashkë me K.B, kanë qenë të hetuar për ‘ndërtim të paligshëm’, por ditën e djeshme pikërisht Ardian Breishta, ka gjetur dhe ka goditur denoncuesin Prek Thana, duke e bërë për spital.

Veç ndërtimit të paligjshëm, Ardian Breishta, do të gjykohet dhe për veprat penale vetëgjyqësi si dhe kanosje.  Ndërsa Prek Thana është në spitalin e Shkodrës për ndihmë mjekësore.

NJOFTIMI I POLICISË

Shkodër

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin P. Th., 59 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, si dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim policor A. B., 30 vjeç, banues në Theth, Shkodër, për veprat penale “Vetëgjyqësia” “Kanosja” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.

Këta shtetas, në muajin dhjetor 2019 janë proceduar penalisht, pasi shtetasi A. B., bashkë me shtetasen K. B. (e proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”) kanë ndërtuar pa leje dhe janë denoncuar në organet e Policisë nga shtetasi P. Th. Për këtë rast janë kryer veprimet hetimore dhe janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Ditën e djeshme, shtetasi A. B. është konfliktuar fizikisht me shtetasin P. Th., për pasojë shtetasi A. B. ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një tjetër ngjarje e rëndë raportohet nga Durrësi, ku një i ri 28-vjeçar është vetëvarur në banesën e tij.

Finalizohet me sukses operacioni policor "Stojani"

Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Një 40-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi është kapur duke transportuar 34 shtetas sirianë, për të kaluar ku

Arrestohet në Tiranë Anterio Kaloshi, shoku i autorit të masakrës së Lushnjes, Orgest Bilbili.

Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë. Mësohet se viktima ishte roje në një pallat në ndërtim.

Një i ri nga Tirana ka përfunduar në pranga pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Policia e Vlorës ka ndaluar një 39-vjeçar të shpallur në kërkim dy ditë më parë pasi kanosi dy zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Bregdeti

Autoritetet policore italiane kanë arrestuar një shqiptar i shpallur në kërkim nga drejtësia që prej vitit 2003.

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.