Sherr në klubin e seksit për një femër, dënohet shqiptari që vrau një tjetër

Postuar: 13/02/2018 - 07:58

Në shtator të vitit 2013, në zonën para një klubi nate (sex klubi) në lokalitetin Lätti të Kantonit të Bernës, një shqiptar nga Maqedonia qëlloi për vdekje me thikë një shqiptar nga Kosova dhe plagosi rëndë një tjetër.

Sherri mes tyre kishte filluar brenda në lokalin e natës. Shtetasi i Maqedonisë kishte kaluar në atë lokal një pjesë të kohës me një grua, me të cilën kishte lidhje emocionale, shkruan sda.ch. Por ndërkohë ai u ballafaqua me situatën kur gruaja në fjalë u afrua me një kosovar dhe kështu mes burrave u ndez një grindje.

Ndërkohë ata u ndanë dhe kosovari me dy kolegët e vet zviceranë iku me makinë nga vendi i ngjarjes ndërsa shqiptari i Maqedonisë vazhdoi të qëndrojë para klubit, transmeton albinfo.ch. Mirëpo pas pak ata te tre vendosën të ktheheshin.

Njëri nga zviceranët iu drejtua shqiptarit duke e akuzuar se në kohën sa kishin qenë në lokal, i kishte këputur një zinxhir që ai mbante në qafë. Por shtetasi i Maqedonisë e goditi me thikë në shpatulla, duke i shkaktuar plagë. Ndërkohë doli nga makina edhe kosovari, duke kërkuar ballafqim me sulmuesin, transmeton albinfo.ch. Ky i fundit e goditi atë aq fort në kokë sa që kosovari vdiq pak orë më vonë.

Shqiptari i Maqedonisë qe dënuar nga Gjykata e Lartë (kantonale) e Bernës me tetë vjet e nëntë muaj burg për vrasje me paramendim dhe për tentim lëndimi të rëndë. Ai ishte ankuar në Gjykatën Federale si shkalla më e lartë e gjyqësisë në vend, por kjo e fundit në vendimin e saj gjyqësor të publikuar sot e ka vërtetuar si të drejtë gjykimin që kishte bërë Gjykata e Lartë e Bernës.

I dënuari në ankesën e tij kishte theksuar se vrasja ka ndodhur në vetëmbrojtje dhe se në rastin e tij ishte shkelur parimi i akuzës. Por, duke qenë se pretendimi i tij nuk ishte argumentuar sa duhet, Gjykata Federale ka marrë në shqyrtim ankesën vetëm në mënyrë të pjesshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Një sërë forcash të policisë së shtetit kanë nisur një aksion blic në Tiranë dhe në rrethet përqark kryeqytetit.

   Një punonjës policie dhe një shtetas turk u ndaluan mbrëmjen e sotme (21 shtator) në Tiranë.

   Safet Bajri (Rustemi), i njohur ndryshe si “i forti” i Shkodrës është arrestuar pasditen e kësaj të premteje në Tiranë.

   Ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë sot, për t’i dhënë ndihmë 33-vjeçarit shqiptar Ervis Gjyshi, i arrestuar disa ditë më parë, si pjes

   Një aksident i rëndë është regjistruar në qytetin e Shkodrës pasditen e së premtes.

   Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, është përfshirë sot në një aksident rrugës për në Shkodër.

   Dy adoleshentë janë arrestuar nga policia e Vlorës, si autorë të grabitjes së parave të një kambisti. Të arrestuarit janë M.Gj.

Një 34-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap teksa lëvizte i armatosur.

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar teksa u takua me një person tjetër për të shkëmbyer mes tyre doza të vogla me kokainë.

Policia greke dyshon se vrasja e 33-vjeçares dy netë më parë në Athinë, mund të jetë kryer nga vrasës me pagesë.