Gjatë ditës së sotme në orën 14:10, në urgjencën e spitalit të Fierit është dërguar nga familjarët shtetasi Petref Xhafaj, 53 vjeç, banues në Fier, i plagosur me thikë në bark.

Ky i fundit ndodhet në sallën e kirurgjisë nën kujdesin e personelit mjekësor.

Mësohet se i plagosuri është pronar i një lokali dhe goditja me thikë ndaj tij është bërë pas sherrit në biznesin e tij.

Grupi hetimor po punon për identifikimin, kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.