Policia italiane ka arrestuar mbrëmë dy shqiptarë, të cilët kanë bërë sherr në një lokal në “Clock bar” në “Piazza Cavour” të Romës. 

Shqiptarët kanë bërë sherr me baristët e lokalit, ndërsa pas kësaj, policia u vu në ndjekje të tyre.

Një prej shqiptarëve u arrestua në lokal, ndërsa tjetri u kap pas një ndjekjeje të shkurtër.