Kanosje dhe rrahje reciproke. Këtë kanë bërë një ditë më parë, dy të rinj nga Xhafzotaj, Shijak, që pasi janë sharë dhe kanë kanosur njëri-tjetrin verbalisht kanë kaluar në përdorimin e duarve.

Për pasojë, të dy kanë mbetur të lënduar nga goditjet dhe dhuna që kanë ushtruar ndaj shoqi-shoqit.

Pasi ka mbledhur dëshmitë e dy të rinjve B.F. 21 vjeç dhe B.V. 18 vjeç, efektivët e policisë së komisariatit të Shijakut ia kanë përcjellë çështjen prokurorisë së Durrësit për hetime të mëtejshme.