Të tjera detaje mësohen nga plagosja që ndodhi në Bulqizë. Vangjel Alla, 41-vjeçari që u plagos gjatë natës me armë zjarri, është vëllai i kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:40 në ambientet e një lokali në qytetin e Bulqizës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas ngjarjes, autori i dyshuar, shtetasi me inicialet I.D., 31 vjeç, person me precedent kriminal, është larguar nga vendngjarja së bashku me shtetasin me inicialet D.S., 24 vjeç.

Ndërkohë, vëllai i kryebashkiakut të Bulqizës, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Bulqizës në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Dibër, po punojnë për kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.