Gjykata e Apelit Vlorë ka lënë në burg Mihal Kokëdhimën, i cili u bë i njohur pas sherrit me turistët spanjoll të cilët i terrorizoi duke u ngjitur mbi furgonin  e tyre, vetëm se ata kishin refuzuar porosinë.

Seanca është zhvilluar këtë mëngjes me dyer të mbyllura. Nëpërmjet avokatit  mbrojtës, Kokëdhima ka kërkuar lehtësimin e masës së "arrestit me burg", madje Kokëdhima ofroi si garanci pasurore 800 mijë lekë. Megjithatë Gjykata e Apelit me gjykatës Skënder Daminin dhe Klodiana Gjyzari, ka refuzuar kërkesën e Kokëdhimës duke e lënë në burg.

Mihal Kokëdhima u përfshi në një konflikt me disa turistë spanjollë në verë në lokalin e tij Panorma në Porto Palermo, lokal i cili tashmë është prishur pas një aksioni të IKMT-së.