3 muaj pasi ka dhunuar bashkëjetuesen e tij, një 33-vjeçar nga Shijaku akuzohet për kanosje.

Në njoftimin për shtyp, policia thekson se 33-vjeçari E.B., i shpallur në kërkim, po ndiqet penalisht nga Prokuroria, pasi akuzohet se me datë 16 mars i ka dëmtuar dy gishtat e dorës bashkëjetueses së tij, shtetases 45 vjeçe N.D.

Policia e Durrësit po punon për kapjen e 33 vjeçarit mbi të cilin rëndojnë 3 akuza: “Dhuna në familje”, “Kanosja” dhe “Dhunimi i banesës”.