Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Gjirokastër ka ndaluar një 33-vjeçare të shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit.

Nga burimet zyrtare mësohet se ditën e sotme në PKK Kakavijë, u ndalua shtetasja M.Sh., vjeçe 33, banuese në Shijak.

Sipas të njëjtave burime, 33-vjeçarja ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa.