Tre persona janë arrestuar nga policia e Beratit për shitje të lëndëve narkotike.

Në pranga kanë rënë  A.H, 25 vjeç dhe J.Z, 23 vjeç, banues në lagjen “28 Nentori” si dhe G.D, 43 vjeç, banues në lagjen "Çlirim".

Policia bën me dije se "arrestimi i tyre u bë pasi pranë Poliklinikës në lagjen "28 Nëntori",  ju gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar Heroinë". 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.