Një operacion i madh anti-drogë është zhvilluar sot në Itali, ku në pranga kanë rënë disa shqiptarë.

Sipas informacioneve, mësohet se 5 shqiptarë janë arrestuar si shpërndarës droge.

Gjatë kontrolleve të kryera nga karabinierët në lojërat e fatit, u vu re prania e një grupi të vogël personash që qëndronte pranë njërës prej sallave të lojërave.

Në përfundim të operacionit u arrestuan të pesë shqiptarët, të cilët janë: A.J., 35 vjeç, P.S., 39, A.K., 39, P.D., 40 dhe E.L., 42 vjeç. Katër të parët kanë marrë masën e sigurisë arrest në burg, ndërsa i pesti arrest shtëpie.

P.S. e E.L. iu shisnin shitësve të rrugës, midis tyre edhe A.J., sasi kokaine që iu shitej më pas konsumatorëve të shumtë italianë, në doza 0.5 gramë me çmim 50 Euro. Hetimet kanë nisur më 25 Janar 2017, kur një tjetër shqiptar, E.C., 28 vjeç, u arrestua me rreth 2.5 kile kokainë dhe rreth 4 kg marijuanë.