Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike, kryesisht të llojit kokainë. Mediat lokale raportojnë se shqiptarët e arrestuar janë të moshës 19 dhe 23 vjeç dhe ndalimi i tyre u krye në Rimini.

Gjatë kontrolleve, policia gjeti një sasi droge prej 73 gram kokainë, ndërsa sekuestroi një shumë të konsiderueshme eurosh si dhe dy telefona celularë. Autoritetet  vijojnë punën për zbardhjen e aktivitetit të të rinjve shqiptarë, të cilët dyshohen se shpërndanin drogë në doza në vogla.