Një i ri shqiptar është arrestuar në Zvicër, pasi gjatë kontrolleve i është gjetur një sasi e konsiderueshme heroinë si dhe një shumë parash.

Arrestimi i shqiptarit është kryer në kantonin e Glarusit teksa po shiste heroinën te dy klientë, raportojnë mediet zvicerane.

Gjatë kontrolleve, 21-vjeçarit iu gjetën 330 gramë heroinë dhe para në dorë dhe disa telefona celularë.

Heroina e sekuestruar kapte një vlerë tregu prej rreth 15,000 mijë franga. Qytetari shqiptar ishte një turist në Zvicër. Autoritetet zvicerane vijojnë hetimet për rastin në fjalë.