Policia e Fierit në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, kanë arrestuar në fshatin Kurjan një shtetas të shpallur në kërkim.

Në prangat e policisë ka rënë shtetasi Albert Gega, i dënuar me 10 vite burgim për veprën penale "Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve".

Në tetor të vitit 2008 në liqenin e Butrintit, shtetasi Albert Gega në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë, ka ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme 22 persona, 5 prej të cilëve u mbytën në liqen.

Gjykata e Sarandës e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale "Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve" parashikuar nga Neni 298 i Kodit Penal.