Një bandë shqiptare grabitësish është shkatërruar nga policia italiane së fundmi. Në pranga kanë rënë 7 të rinj shqiptarë të cilët grabisnin banesa e dyqane.

Mediat italiane kanë publikuar edhe videon e momentit të grabitjes së një pike karburanti. Ne video duken dy shqiptarët, me leva në duar realizojnë grabitjen e radhës.

Policia ka bërë me dije se arrestimi i tyre vjen pas një hetimi nisur që në janar. Banda vepronte ne provincën e Milanos dhe gjithashtu ishte aktive në krahinat e Brescias, Monzas, Brianzas e Bergamos.

Ata akuzohen për së paku 15 vjedhje në muaj në pikat e karburanit dhe 14 vjedhje dhe dy grabitje shtëpish. Identetitet e tyre nuk janë bërë të ditura.