Autoritetet italiane kanë shkatërruar një organizatë italo-shqiptare që merrej me shpërndarjen e kokainës në Pistoia dhe Prato, duke arrestuar 17 persona. Por aksioni i policisë është duke u zhvilluar ende dhe pritet të ketë arrestime të tjera.

Sipas medieve italiane, organizata e kishte bazën në Montecatini. Përveç Pistoia-s dhe Prato-s, banda shpërndante kokainë edhe në provincat e Firenze-s, Lucca-s, Forli-t, Venezia-s, Alessandria-s, Genova-s, Pescara-s, Pavia-s dhe Modena-s.

Grupi kriminal ishte ndarë në dy pjesë. Ata siguronin sasi të mëdha kokaine, në disa raste edhe hashashi dhe siguroheshin që ta çonin deri te klienti. Hetimet ndaj kësaj bande zgjatën për një vit dhe gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar 6 mijë doza, vlera e të cilave shkonte deri në gjysmë milioni euro.

Droga shpërndahej përmes një sistemi me mesazhe. Drejtuesit e bandës dyshohet se janë shqiptarë, duke u nisur nga dyshimet se u sekuestrua edhe një restorant, që ishte pronë e një familjeje shqiptare.