Shkatërrohet banda italo-shqiptare e grabitësve

09/10/2019 - 11:57

Policia italiane ka shkatërruar një bandë grabitësish italo-shqiptare. 10 persona, mes tyre shqiptarë e italianë, ranë në pranga mëngjesin e sotëm.

Gjatë orëve të vona të natës, të armatosur me thika e zinxhirë, ata hynin në vila e banesa duke ushtruar dhunë fizike ndaj pronarëve.

Hetimet e autoriteteve italiane kanë vërtetuar se ata janë përgjegjës të rreth 17 grabitjeve të ndodhura në provincën e Torinos, në Biella, në Novara e Perugia.

Imazhet e siguruara nga videot e sigurisë në vila kanë ndihmuar policinë italiane në identifikimin e tyre.

Ndër objektet e grabitura janë orë të shtrenjta, flori, para kesh, autovetura, pajisje elektroshtëpiake dhe veshje.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën detyrim paraqitje për 10 të arrestuarit pas protestës të së dielës.

Një 63-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka dhunuar zyrtarin e Kadastrës në Tropojë. 

Dy persona janë arrestuar nga policia ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni.

Një 34-vjeçar është aksidentuar gjatë punës në Gjirokastër. Mësohet se i plagosuri është shtetasi Menti Cobo nga Berati.

Një grua nga Letonia, por që jeton në Irlandë u dënua me 28 muaj burg, pasi u arrestua nga policia teksa transportonte me makinë dy emigr

Një 47-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i 4-të i banesës  në të cilën jetonte.

Një aksion i madh kundër trafikut të lëndëve narkotike është duke u zhvilluar në këto momente në fshatin Progër të Peqinit.

Një përplasje mes disa të dënuarve në burgun e Rrogozhinës, ka lënë të plagosur rëndë Bajram Myftaraj.

Krenar Shehaj, është emri i 41-vjeçarit, me banesë në San Benedetto, i cili akuzohet për djegien e një numëri të madh makinash policie në