Një 21-vjeçar nga Afrika i identifikuar si Mohammad Emran Tanha, është dënuar me burg pasi akuzohet për një sërë veprash penale si vrasje dhe trafikim të qenieve njerëzore. Pjesë e bandës së tij ishin dhe disa shqiptarë, shkruan imperiapost.it.

Brenda kësaj organizata kriminale, Mohammad Emran Tanha kishte një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm, pasi në të kaluarën ai kishte trafikuar gati 14 emigrantë në kushte shumë çnjerëzorë.

Ai është arrestuar në një stacion në Xhenova, ndërsa është përpjekur për t’i shmangur kapjes nga policia.

Organizata kriminale, ku pjesë e saj ishin dhe shqiptarë, ishte e ngritur në zonat e Imperia, Cuneo, Torino dhe Aosta.

Organizata drejtohej nga një afrikan i njohur si Mohammad Emran Tanha. Si fillim anëtaret e kësaj bande ishin paralajmëruar duke iu komunikuar vendimi se u ndalohej qëndrimi në zonat e lartpërmendura.

Por pas një apelimi në Gjykatë, Genoa Rishikimit prokurori i Imperia, kërkoi burgosjen e anëtarëve të kësaj bande por rezultoi se një pjesë e tyre ishin larguar për në Kroaci. Atje, ata u identifikuan dhe u arrestuan pikërisht për shkak të Urdhrit të Arrestit Evropian të kërkuar nga Autoriteti Gjyqësor Imperial.