Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptarësh në Napoli, të cilët drejtonin një organizatë kriminale të trafikimit të prostitutave.

Media italiane nuk i bën ende me dije emrat e 9 shqiptarëve të arrestuar po tregon se këta të fundit, në mënyrë që t’i shmangeshin drejtësisë dhe policisë, i rekrutonin vajzat duke i bërë të besonin se ishin të fejuarat e tyre, por më pas… i prostituonin nëpër rrugët e Italisë.

300 deri në 500 euro ishte “kuota” që rreth 15 vajza me kombësi të ndryshme duhet të sillnin pranë shefave të tyre shqiptarë.

Në operacionin për arrestimin e trafikantëve shqiptarë kanë marrë pjesë rreth 60 forca policore të cilët kanë mundur të arrestojnë 9 persona.