Shkatërrohet një bandë e rrezikshme kriminale e shqiptarëve në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se banda kriminale ishte bërë tmerr për sipërmarrësit e biznesmenët në Bergamo, të cilët i rrihnin, dhunonin, dhe kanosnin me jetë në këmbim të gjovabe të majme.

Policia ka lëshuar 7 urdhër arrestesh, që po ekzekutohen. Ata akuzohen për një sërë veprash kriminale, që nga grabitjet me dhune e me kërcënim, te plagosjet, trafiku i drogës dhe mbajtja e armëve.

Sipas policisë, ndaj 3 shqiptarëve rëndon dhe akuza e trafikut të drogës, ndërsa ndaj një tjetër anëtari po shqiptar, rëndon dhe akuza e shkeljes së ligjit të emigracionit.

Hetimet faktuan me filmime raste të shumta të kërcënimeve dhe dhunës ndaj disa pronarëve në disa lokale të provincës së Bergamos. Në një rast, një pronari i ishte vënë kusht të paguante 5 mijë eruo gjobë.